Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Greqia negocion me Izraelin për ‘Mburojën e Akilit’, çfarë po blejnë dhe sa do të shpenzojnë fqinjët tanë
Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të vendosur një kupolë mbrojtëse ajrore , i thanë Reuters dy zyrtarë me njohuri për planin. Marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, që synon forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga kriza e borxhit e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me Turqinë, rivalin e saj historik, vëren Reuters. Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të...