SYRI TV/ Vrasja e Gilmando Danit, itinerari nga Rinasi deri në fshatin Halil. Mungesa trafikut, rastësi apo koordinim?

SYRI TV/ Vrasja e Gilmando Danit, itinerari nga Rinasi deri në fshatin Halil. Mungesa trafikut, rastësi apo koordinim?

Syri Televizion ka ndjekur itinerarin e ekzekutorëve të Gilmando Danit dhe plagosjes së Muçi Sheqerit. Distanca nga fshati Halil është rreth 15 kilometra. Nga pamjet e marra këtë të premte, duket qartë se në rrethrrotullimin e Rinasit ka ngarkesë mjetesh, duke krijuar trafik. Por dilema e madhe është sesi ditën që ndodhi ngjarja, në zonë nuk kishte trafik. Pyetja që ngrihet është: a ishte rastësi apo koordinim për t’u hapur rrugën ekzekutorëve? Pamjet janë të qarta, trafiku në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit është pothuajse i përhershëm në çdo orë të ditës. Pyetja që shtrohet është sesi është e mundur që të martën, rreth orës 14:00, ky rrethrrotullim të ishte thuajse i lirë dhe të mos kishte asnjë efektiv policie në zonë për të kontrolluar...