Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
PZAP-ja e hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicën e Jugut
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi. PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”. Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash. Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga...