Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Piranjat/ Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë
Nga Florjan Binaj - Editorial i 'Piranjave' Sot në mëngjes,në rrugën e Elbasanit trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazhuara me hapjen e rrugës për një zyrtar të lartë që nuk kishte nerva e as kohë të priste në trafik si ne të tjerët. Nuk e kuptova mirë kush ishte ky zyrtar, ministër apo kryeministër, se tani mbajnë dhe xhama të zinj - nuk duan as të na shohin më me sy. Vetëm pak ditë më parë, një atentat mafioz në aeroportin 'Nënë Tereza' tronditi vendin. Në makinë bashkë me shënjestrën e atentatit ndodhej një agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, institucioni që duhet të kontrollojë policët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Tashmë, krimi në Shqipëri nuk është fenomen,...