“Berisha s’ka më rrugë shpëtimi”, Lala paralajmëron: Të hënën ish-kryeministri ka detyrim paraqitjeje, rrezikon..

“Berisha s’ka më rrugë shpëtimi”, Lala paralajmëron: Të hënën ish-kryeministri ka detyrim paraqitjeje, rrezikon..

Gazetarja Klodiana Lala ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, ku foli me Nisida Tufën për fletëthirrjen ndaj Sali Berishës për t’u pyetur për 21 janarin. Lala thekson pretendimet e SPAK se janë dërguar 3 fletëthirrje për Berishën, në shtëpi, selinë e PD-së dhe Kuvend. Por sipas SPAK është refuzuar të tri herët. Mbetet për t’u parë nëse prokurorët do shfrytëzojnë paraqitjen e Berishës të hënën në SPAK për “Partizanin”, që ta pyesin dhe për 21 janarin. Klodiana Lala: Tashmë SPAK ka gjetur një hetim për dy nga vrasjet, të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Dy ngjarjet e tjera janë me autorësi. Për shkak se Berisha ka qenë kryeministër dhe ishte brenda në kryeministri konsiderohet si kyç për hetimin për shpjegimet me gjithçka ka ndodhur....