“Eja më trego pse më urren”, ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet

“Eja më trego pse më urren”, ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen ka ndjekur një qasje të pazakontë për t’u afruar me njerëzit që postojnë komente armiqësore kundër tij në internet. Rreth dy javë më parë, ish-kryeministri dhe udhëheqësi aktual i Partisë së Moderuar krijoi një grup në Facebook për ata që e urrejnë, një grup i titulluar: “Alle os der hader Lars Løkke“. Në një postim mbrëmjen e djeshme, Rasmussen i ftoi kritikët e tij që i janë bashkuar grupit të urrejtësve, deri tani rreth 440 anëtarë, në një takim privat. “Ju shkruani këtu me zell, kështu që le të takohemi vërtet. Gjeta një dhomë dhe mora një tavolinë. Kjo do të thotë që mund të vini dhe të më tregoni pse më urreni. Premtoj t’ju dëgjoj. Do të...