Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi

Provokim me tragjedinë, një postim i ushtrisë greke ndez zemërim në Turqi

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë përherë kanë qenë prezente dhe kanë prodhuar tone të ngritura si nga Ankaraja dhe Athina, deri në kërcënime për përplasje ushtarake. Pas një periudhe të gjatë, ku dukej se paqja u rivendos me takimet dypalëshe të liderëve Rexhep Taip Erdogan dhe Qiriakos Micotaqis, ka mjaftuar një postim në ‘X’ për të ndezur shkëndijat. Forcat Ajrore të Greqisë në faqen zyrtare të tyre në rrjetet sociale, shpërndanë foto të aeroplanëve C 130 të Forcave të Armatosura Turke të ulur në një pistë, pak pas urdhrit për kontrollin e të gjithë flotës që Ankaraja posedon, pasi një prej këtyre avionëve u rrëzua në Gjeorgji, e ku humbën jetën 20 ushtarë. “Fotoja e ditës” ishte mbishkrimi mbi postimin provokues të Forcës Ajrore Helene, me...