Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balla akuzon Berishën për fshehje nga SPAK: Hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është testi i së vërtetës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk kishte marrë asnjë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me hetimet për ngjarjen e 21 Janarit 2011. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla akuzoi Berishën për shmangie të drejtësisë, duke e cilësuar atë si “gënjeshtar, frikacak dhe i keq”. Balla zbuloi detaje të refuzimit të fletëthirrjeve nga ish-Kryeministri: “Drejtësia i paska çuar njoftimin tek shtëpia, ‘rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf’. Njoftimi i paska shkuar në dy vendet e punës – sekretaria e Grupit Parlamentar dhe ajo e Partisë – të cilat gjithashtu “refuzojnë të marrin njoftimin””, shkruan Balla. “Çfarë turpi, për këtë dhe ata që...