Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çdo 5 minuta një traumë, kreu i Urgjencës apel shoferëve: Mos mbani fëmijët në sediljen e parë
Mesatarisht, çdo 5 minuta paraqitet një traumë në urgjencën e ish-spitalit ushtarak, aq sa shpesh autoambulancat nuk kanë kohë të zbresin te aksidentuari, dhe kjo në ditë normale ku në 24 orë janë 280 të tilla. Numri i aksidenteve rezulton të rritet me gati 1000, ndërkohë që në aksidentet me humbje jete përllogaritet që dy të tjerë mbeten të paralizuar. “Janë shtuar shumë aksidentet. Nëse në 2023 kishim afro 18 mijë aksidente, në 2024 kishim 19 mijë aksidente”, thotë Skënder Brataj. Por cili është gabimi apo neglizhenca e shqiptarëve që çon në një aksident? “Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në qytete, sepse nuk vënë rripin, e përdorin në autostradë dhe në qytete e neglizhojnë. Mbajnë fëmijët të palidhur në makinë, apo në vend...