Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të shquar, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton. Në një njoftim në mediat sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-së të hetonin “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clinton dhe të tjerët “për të përcaktuar se çfarë po ndodhte me ta dhe me të”. Interesi për marrëdhëniet e Epstein u rigjallërua këtë javë pasi ligjvënësit amerikanë publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh nga pasuria e tij, duke përfshirë disa që përmendin Trumpin. Klinton ka mohuar fuqimisht se kishte ndonjë dijeni për krimet e Epstein. Përveç Clinton, Trump...