Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Çdo metër të zënë padrejtësisht do ua kthejmë qytetarëve”, Rama: Ky është mandati i vulës së pakthyeshmërisë
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në Tiranë, ku u diskutua për buxhetin e kryeqytetit, theksoi se lirimi i hapësirave publike dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve nuk ka më kthim pas. Ai theksoi se çdo metër katror ku është ndërtuar pa leje do të merret mbrapsht, duke shtuar se ose do të shemben siç ka ndodhur, ose do të shndërrohen në zyra dhe institucione në shërbim të qytetarëve. Më tej kreu i qeverisë theksoi se në këtë mandat do të nisë vula e pakthyeshmërisë së çdo procesi që ka nisur, duke filluar nga ulja e Shqipërisë si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE. “Ka filluar një operacion në Farkë dhe do të vazhdojë metër...