Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutime të reja në SHBA, Karolina e Jugut kryen dënimin e tretë me vdekje brenda pak muajsh
Karolina e Jugut do të dënojë me vdekje një 44-vjeçar të premten, hera e tretë në 3 muaj që shteti ka përdorur këtë metodë pavarësisht reagimeve negative. Steven Bryant u dënua me vdekje për vrasjen e Willard Tietgen në tetor 2004 dhe u deklarua fajtor për dy vrasje të tjera. Avokatët e Bryant argumentuan se gjyqtari që dha dënimin nuk mori parasysh dëmtimin e trurit të shkaktuar nga përdorimi i alkoolit dhe drogës nga nëna e tij gjatë shtatzënisë. Ata gjithashtu argumentuan se dëmtimi i trurit ishte përkeqësuar nga “abuzimi i papranueshëm fizik dhe seksual nga anëtarë të shumtë të familjes” gjatë fëmijërisë së tij. Gjykata Supreme e Karolinës së Jugut në një vendim të hënën refuzoi të pezullonte ekzekutimin, raporton Guardian.Ishte ekzekutimi i gjashtë...