VIDEO/ Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari

VIDEO/ Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili një ditë më parë u sanksionua nga SHBA. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u ndal te roli i SPAK dhe mënyra se si trajtohen çështjet që prekin Kryeministrin. Bushati u shpreh se SPAK nuk po e heton Ramën për çështje të qarta dhe publike, ndërsa sipas tij, çështja e takimit me një person të akuzuar për pastrim parash nuk mund të konsiderohet si prova më e rëndë. ‘SPAK-u e ka për zgjedhjet që janë sheshi dhe s’guxon ta thërrasë Ramën, jo për këtë që është një gjë e diskutueshme. Pra, fakti që ka pritur një pastrues parave të...