“Mos hap gojë…”/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur, SPAK: Kërcënoi një person

“Mos hap gojë…”/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur, SPAK: Kërcënoi një person

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Bufi akuzohet për veprën penale "përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike". Për këtë ka reaguar vetë SPAK, duke theksuar se Bufi përdori postin e kryebashkiakes për veprimtari politike. Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Në njoftim thuhet se e pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i ka kërkuar atij të heshtë dhe të mos votojë farë në zgjedhjet e 2023. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën...