Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Itali/ Vetëm 12 metra larg rrëzimit në det, ja çfarë ndodhi
Pak para nisjes, siç është procedura standarde, pilotët plotësojnë një “listë kontrolli”, duke parë të gjithë elementët e rëndësishëm të fazave të fluturimit. Natën e 20 shtatorit, pilotët ngritën një Airbus A320 të Air Arabia nga Aeroporti i Catanias, Itali pa futur parametrat thelbësorë të shpejtësisë për një ngjitje të sigurt në kompjuterin e bordit. Kështu, kur u ngrit nga pista disa çaste më vonë, aeroplani – ende pa pilotin automatik – filloi të ulej me shpejtësi, duke arritur pak më shumë se 12 metra mbi det, shumë më poshtë se sa ishte vlerësuar fillimisht. Manovra të minutës së fundit Vetëm pas disa manovrave të minutës së fundit – ndërsa në kabinën e pilotit ranë disa alarme – kapiteni dhe oficeri i parë arritën të...