PDK: Drejtësi për votën në Mitrovicë në Gjykatën Supreme

PDK: Drejtësi për votën në Mitrovicë në Gjykatën Supreme

Kosova E Premte, 14 Nëntor 2025 20:16 Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të PZAP-së, që refuzoi ankesën e saj për parregullsitë në zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut. PDK shpreh zhgënjimin e saj për këtë vendim, duke e cilësuar të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti i procesit zgjedhor. Sipas PDK-së, janë paraqitur prova të mjaftueshme që dëshmojnë cenimin e votës dhe mospërputhjen me standardet demokratike. “Partia Demokratike e Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot ka refuzuar ankesën tonë lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në...