Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama premton: Kemi vënë fonde për të përballuar barnat për kancerin
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me banorët ne njësisë 2 në Tiranë ka folur lidhur me rastin e Onkologjikut. Rama u shpreh se transformimi është i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se kanë vënë në dispozicion një fond për barnat për kancerin. “Të marrim onkologjikun. Patjetër që ajo që ndodhi në spitalin onkologjik ishte diçka tronditëse, por transformimi i bërë tek Onkologjiku është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë për ato ngjarje skandaloze. Janë barna shumët ë shtrenjta, që duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Kanceri si në gjithë botën po bëhet sëmundje gjithnjë e më e përhapur. Kemi vënë për herë të parë fond për të përballuar të gjitha nevojat...