Hapësirat publike, Rama: Gjyqtarët që iu japin të drejtë bizneseve janë të korruptuar, ose injorantë

Hapësirat publike, Rama: Gjyqtarët që iu japin të drejtë bizneseve janë të korruptuar, ose injorantë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot në Njësinë 2 në kryeqytet, turin e dëgjesave me qytetarët për projektbuxhetin 2026. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, Rama deklaroi se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave. “Problemi është e para për shkak se rritet popullsia në Tiranë, rritet nevoja dhe natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet. Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të...