Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Janë mbledhur gjithë pleqtë e PS”, Rama i përgjigjet komentueses: E di unë me Lumen e ka, por Lumja si yll bote
Me batuta i është përgjigjur kryeministri Edi Rama disa komenteve në rrjetet sociale, në lidhje me dëgjesën që po bën me qytetarët e njësisë 2 në Tiranë. Një komentueseje që shkruante se ishin mbledhur “të gjithë pleqtë e PS”, Rama iu përgjigj: Është dhe dikush tjetër që thotë që janë ‘mbledhur gjithë pleqtë e PS’, na marrin të keqen se shihe sesa vajza dhe djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, por Lumja si yll bote, s’ka moshë, që kur e kam njoh deri sot Lumja është po njësoj”, tha Rama. Top Channel