Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Greqi/ Kapen 44 kg drogë në aeroportin e Athinës, 2 persona të arrestuar
Gjenden 44 kilogramë kanabis në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, dy persona u arrestuan nga policia, që dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar. Sipas “Protothema”, ata u përpoqën të importonin një sasi kanabisi hidroponik (skunk) të papërpunuar në Greqi, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës. “Në kuadër të kontrolleve të synuara për të parandaluar importimin e lëndëve narkotike në Greqi, pas përdorimit të informacionit nga Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) të Ambasadës Amerikane në Athinë, si dhe nëpërmjet verifikimeve, verifikimeve të kryqëzuara, analizës së të dhënave dhe krijimit të “profileve” të individëve (profilizimi), u vërtetua aktiviteti kriminal i dy të pandehurve”, informon media. Të akuzuarit, kombësia dhe identiteti i të cilëve nuk u publikua, mbërritën me avion nga një vend i huaj dhe u kapën...