Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Osmani kritikon BE: Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarë! Kemi bërë reforma, Brukseli nuk na i njeh
Kosova E Premte, 14 Nëntor 2025 18:59 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ndryshe për “Politico” ka kritikuar Bashkimin Evropian, meqë sipas saj Brukseli zyrtar duket se nuk e sheh dhe nuk e ndjenë progresin që ka bërë Kosova. Ajo tha se rruga integruese e Kosovës mbetet e bllokuar dhe sipas saj, procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet aq shumë, ende s’po shihet në praktikë. ”Në të njëjtën kohë, nuk e ndiejmë që ky qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është parë ose vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve, sigurisht, janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të...