Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet në janar, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Tajvanit. Uashingtoni mbetet mbështetja më e fortë e Tajvanit, ndërsa Kina pretendon sovranitet mbi të. Pekini pohon se ishulli është pjesë e territorit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta rikthyer atë nën kontrollin e tij. “Kjo është hera e parë që administrata e re e presidentit Trump ka njoftuar një shitje armësh Tajvanit”, deklaroi ministria, pasi Departamenti i Shtetit i amerikan miratoi shitjen e armëve. “Tajvani kishte kërkuar komponentë jostandardë, pjesë këmbimi dhe aksesorë si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve ‘F-16’, ‘C-130’ dhe ‘Indigenous Defense Fighter’ (IDF)”, sipas një deklarate të publikuar...