Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Autobusi përplaset me stacionin në Suedi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premte në Stocholm të Suedisë. Një autobus 2 katësh, është perplasur me një stacion autobusi. Nga ky aksident, raportohet se 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një helikopter, për të ndihmuar të lënduarit dhe për t’i transportuar sa më parë në spital. Deri më tani, autoritete ende nuk kanë zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, i cili është konsideruar si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar. /vizionplus.tv