Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gjermania rikthen shërbimin ushtarak
Koalicioni qeveritar në Gjermani ka miratuar një plan të ri për shërbimin ushtarak, pas disa muajsh mosmarrëveshjesh mes forcave politike. Plani parashikon që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular mbi gatishmërinë për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor. Qëllimi është të rritet numri i trupave të ushtrisë gjermane, aktualisht rreth 182.000 ushtarë, duke shtuar 20.000 në vitin e ardhshëm dhe duke arritur mes 255.000 dhe 260.000 në dekadën e ardhshme, me 200.000 rezervistë shtesë. Vendimi vjen ndërsa Berlini synon të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë, në një kohë kur zyrtarët e mbrojtjes paralajmërojnë për rreziqe të mundshme, përfshirë një sulm rus brenda katër vjetësh, sipas gjeneralit Carsten Breuer. Shërbimi fillimisht do të jetë vullnetar,...