Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian që i mori jetën 16-vjeçarit
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian, L’Aquilës Michele D’Angelo, pasi shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë një 16-vjeçar, disa muaj më parë. Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe të persona të tjerë, ndërsa mësohet se akuzat që rëndojë ndaj profesorit italian janë ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’. Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH. Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi...