Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Këtë herë një grua, SPAK merr të pandehur kryebashkiaken socialiste
Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të përballet me ligjin, këtë herë fjala është për një grua. SPAK ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo është marrë e pandehur për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”. Hetimi i nisur pas një kallëzimi penal ndaj saj është përfunduar nga SPAK dhe dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas nënshtrohet shqyrtimit paraprak. Gjatë dy viteve të fundit në SPAK janë depozituar tre kallëzime ndaj Bufit, ndësa të paktën dy herë, ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.