Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”. Sipas burimeve të Top News, çështja lidhet me dyshimet për dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve me qëllim ndikimin politik. Dosja tashmë ka zbritur në gjykatë dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak.