“Pyesni Clintonin për Epstein”, Trump: Mos humbni kohën me mua, kam një vend për të drejtuar

“Pyesni Clintonin për Epstein”, Trump: Mos humbni kohën me mua, kam një vend për të drejtuar

Donald Trump akuzoi këtë të premte demokratët se po e ngrenë çështjen Epstein për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e tyre. Presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij me veprimet e demokratëve, të cilët, sipas tij, po përpiqen ta ngrenë çështjen Epstein për të mbuluar politikat e tyre të këqija. Ai tha se, pavarësisht publikimit të 50,000 dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë, demokratët këmbëngulin ta përdorin çështjen për të shkëputur vëmendjen nga gabimet e tyre. Ai iu referua gjithashtu pamundësisë së disa republikanëve për t’i rezistuar presionit nga demokratët, duke i quajtur ata “të dobët” dhe “budallenj”. Ai madje theksoi se Epstein ishte i lidhur me partinë Demokratike dhe, për këtë arsye, është një problem për demokratët, jo për republikanët. Ai madje përmendi emra të tillë...