Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës, 10 në pranga

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës, 10 në pranga

Policia italiane ka goditur dy ditë më parë një grup të madh droge i cili operonte mes Spanjës dhe Italisë. Në aksionin e zhvilluar gjatë ditës së mërkurë u vunë në pranga 10 persona me shtetësi shqiptare dhe italiane, u kapën mbi 3 kilogram kokainë gati për shitje si dhe u sekuestruan 5 mijë euro cash. Gjithashtu gjatë kntrollit policor u gjetën dhe sekuestruan edhe lëndë të tjera narkotike si kanabis dhe heroinë si dhe mjete për paketimin e drograve. Operacioni u krye më 12 nëntor, në zonat Varese, Alto Milanese dhe në provincat Pavia, Monza dhe Aosta, me pjesëmarrjen e disa ekipeve të policisë dhe njësive me qen antidrogë. Janë ekzekutuar urdhra paraburgimi për shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa arrestime të tjera...