Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Berisha nuk u paraqit për çështjen e 21 janarit, Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike nuk është paraqitur as sot në SPAK, me këtë të fundit që tha se i ka dërguar një fletëthirrje, ndërsa lideri i PD-së thotë që nuk i ka ardhur asgjë. Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me anë të një reagimi zyrtar, është shprehur se Berisha nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në ambientet e SPAK këtë të premte. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z. GAZMENT BARDHI Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë. Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje....