Kontrolle blic në Rahovec/ Zbulohet arsenal armësh

Kontrolle blic në Rahovec/ Zbulohet arsenal armësh

Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Policia e Kosovës kanë kryer bastisje në fshatin Ratkoc të Rahovcit. Gjatë kontrolleve u gjet një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni luftarak. Kontrollet erdhën pas informacioneve të marra nga autoritetet. Konkretisht u gjetën dhe sekuestruan 1 mitraloz, 1 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë automatike (Sharc), 1 pistoletë me gas, fishekë, 1 pushkë gjahu, 1 pushkë automatike M-47, 1 pushkë gjahu automatike M-48, 33 copë municion 12 mm, 2 pistoleta me gas, pa municion. Në lidhje me këtë operacion janë shoqëruar 3 personat të cilëve iu janë gjetur armët.