Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Bardhi mbron Berishën: SPAK po përdoret për propagandën e ditës
Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 16:12 SPAK bëri me dije se grupi i PD-së ka refuzuar të marrë fletëthirrjen për Sali Berishën lidhur më çështjen e 21 janarit. Por kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dalë në mbrojtje kryetarit të tij. Bardhi pretendon se deputetëve të PD nuk i është dërguar asnjë fletëthirrje, ndërsa sulmon SPAK duke i thënë se po përdoret për propagandën e ditës të inskenuar nga mazhoranca. Po ashtu Bardhi shkruan se SPAK nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Reagimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë...