Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Flamur Noka sqaron: Zarfi i SPAK për Berishën nuk u hap, ishte për PD
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar sot arsyen pse zarfi që mbërriti në selinë e PD-së nga SPAK nuk u hap. Sipas tij, njoftimi nuk mbante emrin e Sali Berishës, por ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj nuk mund të hapej nga askush. Në një intervistë në News24 Noka u shpreh se në selinë blu nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar i drejtuar për ish-kryeministrin dhe se Berisha do të paraqitet vetëm kur t’i vijë një njoftim nominal. Ai akuzoi SPAK-un se po krijon zhurmë mediatike për të devijuar vëmendjen nga çështjet që, sipas tij, rëndojnë qeverinë përfshirë aferën e tunelit të Llogarasë dhe sanksionimin e familjes Hysa nga SHBA për lidhje me kartelin “Sinaloa”. Pjesë nga intervista Flamur Noka: PD dhe...