Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Policia italiane shkatërron rrjet droge mes Italisë dhe Spanjës, 10 të arrestuar
Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike që vepronte mes Italisë dhe Spanjës. Gjatë aksionit u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe lëndë të tjera narkotike. Sipas policisë së Busto Arsizio, organizata ishte e përbërë nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe italianë. Në total u sekuestruan mbi 3 kilogramë kokainë, hashash, heroinë, materiale paketimi dhe rreth 5 mijë euro në para të gatshme. Operacioni u krye më 12 nëntor, në zonat Varese, Alto Milanese dhe në provincat Pavia, Monza dhe Aosta, me pjesëmarrjen e disa ekipeve të policisë dhe njësive me qen antidrogë. Janë ekzekutuar urdhra paraburgimi për shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa arrestime të tjera u bënë në...