Aksident horror në Stokholm! Përplaset autobusi dykatësh, disa të vdekur

Aksident horror në Stokholm! Përplaset autobusi dykatësh, disa të vdekur

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, pasi një autobus u përplas në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, tha policia suedeze. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 (14:00 GMT) në rrugën “Valhallavagen” në kryeqytetin suedez. Në një deklaratë, policia tha se incidenti ishte klasifikuar si “vrasje e rëndë nga pakujdesia”. Policia tha se për momentin nuk komenton për numrin e viktimave, gjininë apo moshën e të lënduarve.