Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

Koalicioni qeveritar në Gjermani është pajtuar për një plan të ri ushtarak me qëllim të rritjes së numrit të trupave, pas disa muajve të mosmarrëveshjeve mes forcave politike. Plani i ri për shërbimin ushtarak parasheh që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular rreth gatishmërisë së tyre për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor. Ky vendim është marrë teksa Berlini përpiqet të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvecionale në Evropë. Shefi i kompanisë më të madhe gjermane në fushën e Mbrojtjes ka bërë të ditur për mediat se beson që synimi mund të arrihet brenda pesë vjetësh. Ligjvënësit pritet ta votojnë këtë plan deri në fund të vitit 2025. Më herët gjatë vitit, shefi i Mbrojtjes në Gjermani,...