Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Integrimi evropian, Balla Në një kohë që historia na kujton ndarjet, le të zgjedhim bashkimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar. Ndërsa, BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së. “I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të...