Maduro i drejtohet amerikanëve: Bashkohuni me Venezuelën për një Amerikë paqësore

Maduro i drejtohet amerikanëve: Bashkohuni me Venezuelën për një Amerikë paqësore

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u bëri thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, gjatë një intervistë ekskluzive për CNN-në të mbajtur në mes të një tubimi në Caracas të enjten. Deklaratat e tij vijnë në një kohë të tensioneve të rritura me SHBA-në, e cila ka vendosur anije lufte në Karaibe për të ndaluar, sipas tyre, trafikimin e drogës nga Venezuela. Megjithëse Uashingtoni insiston se prania ushtarake synon pengimin e rrjedhës së narkotikëve drejt SHBA-së, Caracas, kryeqyteti i Venezuelës beson se qëllimi real i Amerikës është ndryshimi i regjimit. Maduro u drejtua drejtpërdrejt ndaj amerikanëve, duke thënë në spanjisht: “Bashkohuni për paqen e Amerikës. Jo më luftëra të pafundme. Jo më luftëra të padrejta. Jo më Libia. Jo...