“Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027

“Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë më iniciativa për të shkarkuar Erion Veliaj, nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës. “Nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë”, tha kreu i PS. Rama konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë deri në vitin 2027....