Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zbulohet ‘laborator’ kanabisi në Shkodër, arrestohet organizatori dhe 6 femra, mes tyre një e mitur (EMRAT)
Foto ilustruese SHKODËR- Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike, pasi u zbulua baza ku ata ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm. Në pranga kanë rënë: Ramazan Meaj, Lulë Martini, Arsilda Zymeri, Lula Koceku, Pashke Koçeku dhe Zamira Koceku dhe një 16-vjeçare. Në banesën e Ramazan Meaj, organizatori i veprimtarisë kriminale, janë gjetur dhe sekuestruar 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për...