Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol
Dy të rinj janë plagosur rëndë pas një sulmi brutal me sende të forta në Konispol. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mesditën e enjtes në qendër të qytetit. Viktima të sulmit kanë mbetur një maturant dhe kushërira e tij 12-vjeçare. Dy minorenët janë dhunuar me shkopa bejsbolli. Maturanti dhe kushërira e tij e mitur ndodheshin në makinë dhe aty janë afruar katër persona, që nisin t’i qëllojnë menjëherë. Nën hetim janë katër të rinjtë janë nga fshati Shëndëlli. Dy minorenët kanë plagë të shumta në trup dhe në kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital.