VIDEO-“Laborator” kanabisi në Shkodër, arrestohet 35-vjeçari dhe 6 punonjëset që përpunonin drogën (EMRAT)

VIDEO-“Laborator” kanabisi në Shkodër, arrestohet 35-vjeçari dhe 6 punonjëset që përpunonin drogën (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis për shitje ndërsa ka arrestuar 6 gra si dhe organizatorin e dyshuar. Në kuadër të operacionit “Ndërmollasi” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ramazan Meaj, 35 vjeç, Lulë Martini, 51 vjeçe, Arsilda Zymeri, 22 vjeçe, Lula Koceku, 46 vjeçe, Pashke Koceku, 43 vjeçe, Zamira Koceku, 18 vjeçe, si edhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ramazan Meaj ( i dyshuar si organizator i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të...