Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tjetërsoi fjalimin e Presidentit, BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë “gjobën”
BBC i ka kërkuar falje presidentit amerikan, Donald Trump, për reportazhin ku ishte copëtuar fjalimi i tij përpara trazirave të 6 janarit të vitit 2021. Megjithatë media britanike refuzon kërkesën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për kompensim. BBC thekson se redaktimi kishte dhënë “përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme” dhe konfirmon se nuk do ta transmetojë më programin e vitit 2024. Avokatët e Trump kanë kërcënuar se do të padisin median publike të Britanisë së Madhe për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse korporata nuk sqaron gabimin, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson presidentin. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoreshës së lajmeve, Deborah Turness.