Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Breshëri plumbash drejt 32-vjeçarit në Bulqizë, plagoset i riu! Ngjarja në derë të Komisariatit, autori arratiset
Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Bulqizës. Alban Tançi është plagosur me dy plumba pas të shtënave me armë në drejtim të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të komisariatit të Bulqizës ku 32-vjeçari Tançi po udhëtonte me automjetin e tij teksa autori i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Halit Bajraktari ka hapur zjarr, duke e lënë të plagosur. Sipas policisë, ngjarja e mbrëmshme ka ardhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm mes Alban Tançit dhe Halit Bajraktarit, të dy 32 vjeç. Mësohet se Tançi ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim 32 vjeçarin Halit Bajraktari i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja,...