Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë
Presidentja Vjosa Osmani kritikoi Bashkimin Evropian në një intervistë për ‘Politico’, duke thënë se ‘Brukseli zyrtar duket se nuk sheh progresin që ka bërë Kosova’. “Siç e dini, njerëzit e Kosovës nuk kanë parë nga ndonjë anë tjetër, kanë parë vetëm këtë rrugë, rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kosova nuk flirton me vende të tjera keqdashëse si Rusia, Kina e Irani, me trekëndëshin e së keqes. Por në të njëjtën kohë, nuk e ndiejmë që kjo qasje pro evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është parë ose vlerësuar”, tha Vjosa Osmani. Sipas Osmanit pavarësisht reformave të ndërmarra rruga drejt integrimit evropian mbetet e bllokuar. “Reformat tona në ekonomi, në sundim...