“Gilmando Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes”/ Ministri i përgjigjet Berishës: U pa puna, do i provosh në gjykatë të gjitha

“Gilmando Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes”/ Ministri i përgjigjet Berishës: U pa puna, do i provosh në gjykatë të gjitha

Ministri Blendi Gonxhe iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, më e fundit ajo e djeshme, ku tha se ka pasur truprojë Gilmando Danin. Në një reagim, ministri shprehet se të gjitha akuzat, Sali Berisha do duhet t’i provojë në gjykatë, duke nënkuptuar se do e padisë për shpifje. “Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!   Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh...