Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SHBA i ofron Belgjikës mbështetje për të luftuar kërcënimin nga dronët
SHBA-ja i ka ofruar ndihmë Belgjikës në luftimin e rritjes së fundit të aktivitetit të dronëve në vend. Sipas gazetës “Le Soir”, pas Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe SHBA-ja i ka bërë një ofertë mbështetjeje Belgjikës. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken tha në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve se po zhvillohet një “masë e koordinuar sigurie me vendet aleate” kundër fluturimeve të paautorizuara të dronëve të vërejtura në zonat kritike të vendit. Ai thekson se Belgjika ka kërkuar ekipe speciale antidron nga vendet fqinje, duke shtuar: “Gjermania, Britania dhe Franca kanë dhënë përgjigje pozitive dhe janë aktualisht të dislokuara në territorin belg me pajisjet e tyre speciale”. Ministri i Mbrojtjes thotë se këto njësi po ofrojnë mbështetje aktive në pajisje teknike,...