Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web Pas publikimit në Saranda Web të ankesës së banorëve të Metoqit për dëmtimin e urës dhe rrezikun serioz që paraqiste për kalimtarët, institucionet reaguan menjëherë. Ditën e sotme ka përfunduar plotësisht riparimi i dëmtimeve në urë, duke e rikthyer atë të sigurt dhe të kalueshme për këmbësorë dhe automjete. Banorët e zonës shprehen se ndërhyrja ishte e domosdoshme, pasi prej ditësh situata rrezikonte aksidente. Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër problematikat e komunitetit dhe të vendos përballë përgjegjësisë institucionet sa herë që qytetarët ngrenë shqetësime që prekin sigurinë dhe jetën e përditshme. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb