Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës, pasdite udhëton drejt Tiranës
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026. Departamenti i Komunikimit bën me dije se stërvitja e sotme u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik në stadiumin ku u luajt ndeshja e mbrëmshme. Ndërkohë, pasditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drej Tiranës, ku pritet të mbërrijë në darkë. Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj...