Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Kaos në premierën e “Wicked: For Good”, Ariana Grande sulmohet nga një fans
Gjatë premierës së filmit “Wicked: For Good” të enjten më 13 nëntor në Universal Studios Singapor, Ariana Grande u sulmua nga një fans. Incidenti u kap në video që u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Në klipet e publikuara, Grande po ecte në tapetin e verdhë (“Yellow Brick Road”) së bashku me aktorët Michelle Yeoh, Cynthia Erivo dhe Jeff Goldblum, kur papritmas një burrë iu afrua dhe i vuri krahun rreth saj. Ai e terhoqi afër vetes, ndërsa ajo provoi t’i shpëtonte. Cynthia Erivo reagoi menjëherë, duke ndërhyrë dhe vendosur veten mes së sulmuarit dhe fansit. Më pas, siguria i afrohet dhe e nxjerr burrin larg Arianës, e cila duket e tronditur dhe pa qetësi. Erivo dhe Yeoh përpiqen ta qetësojnë. Në rrjetet sociale u...